Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin rrugor kombëtar Elbasan-Mengël, nga përplasja është plagosur një person.
BW ka siguruar edhe videon e regjistruar nga bizneset pranë rrugës, ku duket qartë momenti i përplasjes.
Ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri në njërin nga mjetet e aksidentuara dalin me shpejtësi prej tij, disa njerëz janë mbledhur tek mjeti tjetër për t’i ardhur në ndihmë shoferit, që me sa duket ka marrë edhe plagët më të rënda.