Dy operacione, sekuestrohen 81 kg kanabis në shtëpi të braktisur

Kronikë e zezë

Dy operacione, sekuestrohen 81 kg kanabis në shtëpi të braktisur

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:25
Droga e sekuestruar

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione në antikanabis duke sekuestruar në total 81 kilogramë kanabis sativa.

“Si rezultat i operacionit të koduar “KOSHTAN”, në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”. Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në këtë rast policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia. 

Operacioni i dytë u zhvillua në Libohovë të Gjirokastrës, ku në pranga u vu shtetasi Nedin Karavidha 45 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi i mësipërm dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.  Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, tha policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat