"Më pa vetëm, më shtriu në tokë dhe më preku në zonat intime...si i shpëtova”

Kronikë e zezë

"Më pa vetëm, më shtriu në tokë dhe më preku në zonat intime...si i shpëtova”

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u arrestua nga Policia në Devoll, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua 42-vjeçare, bashkëfshatare të tijën.

Ngjarja është regjistruar në një nga fshatrat e njësisë administrative qendër Bilisht, ku gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka rënë pre e dhunimit seksual. Sipas të dhënave të Policisë, Hysni G., 50 vjeç, duke parë gruan dhe duke përfituar nga fakti se nuk kishte njerëz përreth, i është afruar asaj në mënyrë të befasishme dhe pasi e ka shtrirë forcërisht në tokë, ka tentuar ta përdhunojë.

Burime të rezervuara thanë për Panorama se gruaja ka arritur të shpëtojë dhe menjëherë ka shkuar te të afërmit e saj, ndërsa me ndihmën e tyre i është drejtuar policisë për të kryer denoncimin në Komisariatin e Policisë në Korçë.

“Kisha dalë të kullosja bagëtitë dhe nuk e vura re momentin kur mu afrua. Më goditi dhe më shtriu në tokë, ndërsa nisi të më prekte në zona intime. Nisa të bërtas dhe të kërkoj ndihmë, por përreth nuk ishte askush. Në një moment mblodha të gjitha forcat, e godita dhe munda të shpëtoj. Ika me vrap dhe shkova te njerëzit e mi, pastaj ata më sollën këtu. E njoh sepse jemi bashkëfshatarë, por nuk i kam dhënë asnjë shkak që të bënte një veprim të tillë”, është shprehur gruaja mes lotësh në polici, ndërsa ka dhënë edhe identitetin e agresorit.

Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në banesën e 50- vjeçarit dhe e kanë arrestuar.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e alkoolit. “Kam qenë i dehur, nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Më vjen keq për këtë gjë. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nuk e di se si kam arritur të bëj një veprim të tillë, por nuk më kujtohet ta kem bërë diçka të tillë”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat