Ngacmon seksualisht vajzat e vogla; në pranga i moshuari

Kronikë e zezë

Ngacmon seksualisht vajzat e vogla; në pranga i moshuari

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, arrestohet në flagrancë i moshuari. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Ilmi Sulejmani 64 vjeç, në lagjen Nr. 11 Durrës, në autobusin e linjës Durrës – Porto Romano ka ngacmuar me shikime, gjeste, fjalë shtetaset e mitura me iniciale K.M. 10 vjeçe dhe K.M. 11 vjeçe.

Vajzat e kanë treguar ngjarjen e ndodhur në autobus tek prindërit e tyre dhe më pas i janë drejtuar policisë. Nën praninë e psikologut, vajzat kanë sqaruar gjithçka që ka ndodhur mes tyre dhe të moshuarit. Pas identifikimit të autorit, policia bëri të mundur arrestimin e Sulejmanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vepra të turpshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat