Prindërit e lanë vetëm pas grindjes, foshnja 1-muajshe gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Prindërit e lanë vetëm pas grindjes, foshnja 1-muajshe gjen vdekjen

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 20:38
Ilustrim

Trupi i një vajze 1-muajshe e gjysmë u gjet në një shtëpi të mbyllur me celës në Rajasthan të Indisë, raporton policia lokale.

Prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi dhe u kthyen vetëm pasi u informuan për vdekjen e saj dje, thanë zyrtarët e policisë.

Thuhet se sipas hetimeve paraprake, prindërit e fëmijës ishin grindur me njëri tjetrin ditën e enjte dhe më pas nëna e foshnjes u largua nga shtëpia drejt shtëpisë së prindërve të saj.

Fill pas saj, edhe i shoqi ka dalë nga shtëpia duke e lënë beben të mbyllur brenda në shtëpi.

Sipas “Hidustan Times” fqinjët kishin nuhatur aromën kutërbuese që vinte nga shtëpia e çiftit dhe më pas kishin gjetur trupin e foshnjes së vdekur.

Trupi i është dorëzuar prindërve pas vdekjes dhe po i bëhet autopsi për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat