Policia italiane arreston djalin e bosit mafioz së bashku me 3 shqiptarë

Kronikë e zezë

Policia italiane arreston djalin e bosit mafioz së bashku me 3 shqiptarë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e së premtes (15 shtator) djalin e bosit të mafias kalabreze të familjes Pompeo, së bashku me 3 shtetas shqiptarë.

Arrestimi u krye në flagrancë në lagjen e Bruzzanos, në zonën veriore të qytetit të Milanos. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e shpërndarjen e kartëmonedhave euro false.

I arrestuari italian Luigi Pompeo 42 vjec është djali i Rocco Agostino Pompeo, bosi i klanit mafioz kalabrez Pompeo e një nga familjet historike të Ndraghetas me veprim në qytetin e Milanos.

Së bashku me të janë arrestuar dhe 3 shtetasit shqiptarë ;

Eduard Korkaj, 31 vjec, Anxhelo Malollari, 30 vjec, e Igli Malollari, 18 vjec.

Tre të arrestuarit shqiptarë janë të njohur e të dënnuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Kjo bandë krminale e kishte bazën në lagjen  Bruzzano, në apartamentin e një të moshuar që kishte ndërruar jetë e pa trashëgimtarë.

Gjatë arrestimit policia italiane u ka sekuestruar  88 kartmonedha falso të prerjes 100 euro, 242 kartmonedha fallso të prerjes 50 euro, 51.1 kg marijuanë, një pistoletë browning e kalibrit 7.65 e municion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat