Përdhunimi i vajzës në Korçë/ Dëshmia: Fqinji u fut me forcë në banesën time

Kronikë e zezë

Përdhunimi i vajzës në Korçë/ Dëshmia: Fqinji u fut me forcë në banesën time

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:49
Ilustrim

Dëshira për ta bërë të tijën dhe tërheqja pas vajzës së re, bëri që një djalë i ri të humbte logjikën dhe të abuzonte seksualisht me të.

I riu nga Korça, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 20-vjeçare.

David P.,  24 vjeç, banues në Korçë, u arrestua ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, pas denoncimit të bërë nga ana e vajzës së përdhunuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 20-vjeçarja u paraqit në komisariat në gjendje shoku duke thënë se Davidi kishte hyrë me zor në banesën e saj, duke përfituar nga një moment që ajo gjendej vetëm dhe e ka përdhunuar.

Vajza, në dëshminë e saj tha se prej kohësh kishte vënë re ngacmimet e 24-vjeçarit kur ajo kalonte në rrugë duke qenë se banonin dhe në të njëjtën lagje, por gjithmonë e kishte injoruar.

Në këto kushte, ai mund të ketë humbur toruan dhe ka hyrë në banesën e saj e cila nuk ka qenë shumë larg të tijës duke e përdhunuar.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat