Pamjet tronditëse, kur familjarët identifikojnë viktimat në Lezhë

Kronikë e zezë

Pamjet tronditëse, kur familjarët identifikojnë viktimat në Lezhë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:07
Tragjedia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Torovicë të Lezhës, ku 3 persona kanë humbur jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV dhe një masiv shkëmbor ra mbi makinë duke e copëtuar gjysmën e tij. Panorama meson se viktimat quhen Edmond, Valentin dhe Aida Zefi, nusja e Edmondit e cila ishte shtatzënë.

Disa prej familjarëve që ndodhen në vendin e ngjarjes shpërthejnë në lot e të bërtitura.

Në pamje duket një burrë në moshë teksa qëllon kokën dhe qan, ndërsa policët dhe njerëzit e tjerë e tërheqin për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat