Gruaja lehonë vdes 20 ditë pas lindjes, ç’ndodhi në spital

Kronikë e zezë

Gruaja lehonë vdes 20 ditë pas lindjes, ç’ndodhi në spital

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 16:45
Ilustrim

Një 20 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Spitalin e Korçës, pasi kishte shkuar për t’u vizituar.

Sipas informacioneve e reja kishte shkuar më tension të lartë, por aty ka gjetur vdekjen.

Pas ngjarjes së rëndë familjarët e 20 vjeçares G.P., kanë akuzuar mjekët si shkaktarë të vdekjes së saj.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se e reja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vetëm 20 ditë më parë.

Familjarët deklarojnë se mjekimi i gabuar ka sjellë vdekjen e të afërmes së tyre. Pritet ekspertiza në Tiranë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se e reja kishte lindur fëmijën në maternitetin e Tiranës dhe policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat