Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën një person ka ndërruar jetë pasi që u aksidentuar një muaj më parë në rrugën Garibaldi në Prishtinë.
“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK, i njëjti me 04.11.2017 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS