Gjendet një trup i shkatërruar në Sopishte

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i shkatërruar në Sopishte

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Një trup njeriu në fazë të avancuar të shkatërrimit është gjetur në një pusetë kanalizimi në lagjen Sopishte të Shkupit.

Siç informoi MPB, rasti është denoncuar në ora 12:30 në stacionin e policisë në Kisella Vodë. Trupi është gjetur gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lokalitetin "Qyteti i diellit" në fshatin Sopishte. Ekspertizë në vend ka kryer një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Punohet në identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rastit.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat