Një sasi e madhe kokaine është kapur orët e para të mëngjesit të sotëm në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, droga mësohet se është gjetur brenda një kamioni.
Destinacioni i saj dyshohet të ishte Italia, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.
Policia është në vendin e ngjarjes, ku po bën verifikimet proceduriale.