Gjatë ditës së djeshme në fshatin Suhodoll të Mitrovicës , policia ka konfiskuar 81 kg drogë të llojit marihuanë. Kjo sasi e drogës është mbajtur e fshehur në tavanin e një shtëpie të një personi të gjinisë mashkullore. Nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.
“Në tavanin e shtepisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg)”, njofton policia.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.