"Më more në qafë", mesazhi që çoi në pranga Hysnien dhe Kasemin

Kronikë e zezë

"Më more në qafë", mesazhi që çoi në pranga Hysnien dhe Kasemin

Më: 4 mars 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi, të akuzuar si vrasësit e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, dolën sot para gjykatës së Vlorës.

"Arrest me burg" ishte masa e sigurisë që u mor ndaj Hysnies dhe dashnorit të saj, të akuzuar për krimin makabër ndaj bashkëshortit të 32 vjeçares dhe nënës së tij.

Teksa për dy autorët u vendos masa e arrestit, të tjera detaje dalin në dritë për krimin në fjalë.

Ishin përgjimet telefonike ato që nxorrën zbuluar autorët dhe rrëzimin e hipotezës për vdekje aksidentale.

“Ç’më bëre, më more në qafë”, është mesazhi që Hysnia i ka dërguar, Kasem Pirjasit.

Gjatë dëshmisë para trupës gjyqësore Hysnia ka hedhur poshtë përfshirjen në krim duke akuzuar drejtpërdrejt Pirjasin.

“Nuk i godita unë por Kasem Pirjasi. E lava hanxharin, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë. Nuk jam bashkëpunëtore në vrasje. Nuk kam treguar për krimin pasi ai më ka kërcënuar se do më vrasë mua dhe djalin" është shprehur ajo.

Pak ditë më parë policia e Vlorës zbardhi ngjarjen makabre të ndodhur në janar të këtij viti ku u vranë dhe më pas u dogjën nëna dhe djali i saj.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale ndërsa pasi zbardhjes së detajeve të reja përmes përgjimeve telefonike, blutë e Vlorës vunë në pranga nusen e shtëpisë Hysnie Hoxhallari dhe djalin nga Fieri, Kasem Pirjasi, i cili ka lidhje intime me 32 vjeçaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat