Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi në pikë të ditës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi në pikë të ditës në Prishtinë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Rreth orës 13:00 ka pasur gjuajtje më armë  më ç’rast është plagosur një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediar vendore nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit”, thotë Borovci.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar nga ana e policisë porse aktualisht ndodhet në arrati.

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Një person ka mbetu i plagosur sot në Prishtinë nga të shtënat me armë në rrugën “Xheladin Kurbaliu".

Në vendin e ngjarjes janë parë policia, ambulanca dhe njësitë e specializuara. Nuk dihet detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat