Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë rrahur nga disa persona të tjerë të dyshimtë me shufra metalike në fshatin Mramor të Prishtinës, dje në mesditë.
“Dy viktima meshkuj K-shqiptarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që janë sulmuar me shufra të metalta nga disa persona. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.”, njofton Policia në raportin e saj 24 orësh.