Një muaj paraburgim pasi kishte shtënë me armë në komunikacion ndaj një personi - Bota Sot
Një muaj paraburgim pasi kishte shtënë me armë në komunikacion ndaj një personi

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim pasi kishte shtënë me armë në komunikacion ndaj një personi

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28, të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.

“Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe si pasojë e rikosheje e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore, ndërsa më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët që të vazhdojë të shtënë në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...