Përplas për vdekje këmbësorin, shoferi lë makinën dhe ikën - Bota Sot
Përplas për vdekje këmbësorin, shoferi lë makinën dhe ikën

Kronikë e zezë

Përplas për vdekje këmbësorin, shoferi lë makinën dhe ikën

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 08:07
Ilustrim

Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.10, në fshatin Portëz, ku mjeti tip Opel, në emër të një 54-vjeçari, por që nuk saktësohet nëse ka qenë ai në timon ka përplasur Y.A., 55 vjeç.

“Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...