Dasmori gjuan me armë në qendër të Gjilanit

Kronikë e zezë

Dasmori gjuan me armë në qendër të Gjilanit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Policia ka nisur hetimet për një qytetar të Gjilanit, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga një kolonë në lëvizje e dasmorëve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në ora 14, ndërsa personi i dyshuar është arratisur.

Të shtënat janë raportouar në momentin kur kolona po kalonte në lagjen “Dardania’. 

Në vendin e ngjarjes policia ka zbuluar dy gëzhoja ndërsa është vënë në kërkim të personit të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat