Aksidentohet fuoristrada në autostradën Durrës-Tiranë, mrekullia shpëton çiftin me fëmijën

Kronikë e zezë

Aksidentohet fuoristrada në autostradën Durrës-Tiranë, mrekullia shpëton çiftin me fëmijën

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Aksidentohet një automjet me familjarë në autostradën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të Maminasit, ku një automjet fuoristradë tip “Benz ML” ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanalin anësor.

Siç shihet edhe nga pamjet e sjella nga dëshmitarët e rastit për “DurrësLajm”, në automjet ndodheshin një çift me fëmijën e tyre të vogël.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Pritet mbërritja e uniformave blu në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat