Vodhen arkën e katedrales, arrestohen hajdutët besimtarë - Bota Sot
Vodhen arkën e katedrales, arrestohen hajdutët besimtarë

Kronikë e zezë

Vodhen arkën e katedrales, arrestohen hajdutët besimtarë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Kanë rënë në prangat e policisë dy nga grabitësit e katedrales së Korçës. 

Uniformat blu kanë arrestuar Genci Arifin dhe Joan Cigaren, 40 dhe 23 vjeç, si autorë të dyshuar.  Ndërsa është shpallur një kërkim një person i tretë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e katedrales mbrëmjen e së dielës (2 gusht).

Burime nga policia raportojnë se 23-vjeçari rezulton përdorues i heroinës. Grabitësit hynë në katedrale si besimtarë dhe qëndruan gjatë natës brenda objektit të kultit pas meshës së të dielës. 

Ata thyen dhe grabitën arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë. Në arkën e ndihmave për të vobektit, mendohet se janë përvetësuar rreth 20 mijë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...