Ngjarje e rëndë: Përdhunon 14-vjeçarin shqiptar, arrestohet pakistanezi - Bota Sot
Ngjarje e rëndë: Përdhunon 14-vjeçarin shqiptar, arrestohet pakistanezi

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Përdhunon 14-vjeçarin shqiptar, arrestohet pakistanezi

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar pakistanez pasi akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ku nëna e shqiptarit ia kishte besur në punë djalin e saj 31 vjeçarit.

Siç raportojnë mediat helene, gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin e saj 14-vjeçar për të bërë punë sezonale.

Por në të gëdhirë të së premtes që shkoi, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një egzaminimi mjeko-ligjor, i cili arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja përdhunimi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...