Tenton të përdhunojë të moshuarën shpallet në kërkim 32 vjeçari

Kronikë e zezë

Tenton të përdhunojë të moshuarën shpallet në kërkim 32 vjeçari

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është në shpallur në kërkim nga policia e Korçës një ditë më parë, pasi akuzohet se ka hyrë në banesën e një të moshuare dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Hetimet nisën pasi efektivët e komisariatit të qytetit kanë marrë dëshminë e të moshuarës dhe pas kësaj janë vënë në ndjekje të 32-vjeçarit me iniciale G.Z., banues në fshatin Belorta.

Burime pranë policisë lokale thanë se 32-vjeçari me iniciale G.Z. është futur në banesën e të moshuarës dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Këtë akt, dyshohet se ai ka kryer në gjendje të dehur, shtuan të njëjtat burime.

Akuzat që policia ka ngritur ndaj të riut, tashmë në listën e personave në kërkim, janë Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur, mbetur në tentativë dhe dhunim banese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat