Iu gjetën mina me telekomandë, Gjykata lë në burg 29-vjeçarin

Kronikë e zezë

Iu gjetën mina me telekomandë, Gjykata lë në burg 29-vjeçarin

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:19
Në gomën rezervë në bagazh u gjetën të fshehura katër mina me telekomandë

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës, për 29-vjeçarin Indrit Vejsiu i kapur me mina me telekomandë. I riu, do të qëndrojë në qeli deri në përfundime  të hetimeve ndaj tij.  Indrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, u vu në prangat e policisë mbrëmjen e së shutnës  së 29 shtatorit 2018 pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura katër mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT.

Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat