Ditën e djeshme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, raportohet se në një objekt ndihmës të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete i varur në litar viktima mashkull.
Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.