Kapen duke vjedhur, dy të arrestuar në zonën e KEK-ut

Kronikë e zezë

Kapen duke vjedhur, dy të arrestuar në zonën e KEK-ut

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:41
Foto

Dje nga njësitet policore të Obiliqit janë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar.

Sipas kumtesës së policisë, të dyshuarit janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa  po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin prerë.

Vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.

Të arrestuarit janë: N. B,  mashkull, 25 vjeç, dhe A. R,  mashkull, 35 vjeç, që të dy shtetas të Kosovës. Pasi që u është  shqiptuar  masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste  të natyrës së njëjtë (vjedhje, vjedhje të rënda).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat