Një person është gjetur pa shenja jete në hekurudhë në Leposaviq. Siç njofton Policia, një person kishte njoftuar se e ka parë një trup të shtrirë në hekurudhë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
“Një mashkull K/Serb ka informuar se skaj hekurudhës kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia.