Në Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

Në Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në dhjetë raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara,  dje në dy lokacione të ndryshme një në Vushtrri dhe lokacioni tjetër në Rahovec, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy  të dyshuarit: M.D., 56 vjeç,  dhe K.Th., 26  vjeç.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ku kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar, tri biçikleta.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarve M.D., 56 vjeç  dhe K.Th., 26  vjeç, u është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat