Lirohet lideri i “Plisave”, u arrestua pasi që dogjën mallrat serbe

Kronikë e zezë

Lirohet lideri i “Plisave”, u arrestua pasi që dogjën mallrat serbe

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:11
Albert Kastrati ne te djathet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në djegien e mallrave serbe në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë.

Më parë, tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”, kanë postuar një video në faqen e tyre në Facebook, duke djegur këto produkte e duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe.

Flora Ahemti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, ka thënë se dy të arrestuar janë liruar me urdhër të prokurorit.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një zjarr në sheshin ‘Skënderbeu’. Në vend të ngjarjes ka dalë, njësiti policor dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar menjëherë. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në stacion policor dy persona, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar”, ka thënë Ahmeti.

I arrestuar ishte lideri i “Plisave”, Albert Kastrati dhe një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat