Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë është arrestuar një mashkull nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.
Vepra është kryer me qëllim të shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.