(E plotësuar) - Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë. Ata janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin.
Çifti, sipas të afërmve, jetonte vetëm dhe kishin tre muaj që kishin marrë banesë në Berat. Fëmijët e tyre ishin emigrantë në Itali.
80-vjeç Kujtim Agalliu vuante nga depresioni, ndërsa bashkëshortja e tij, Keze Agalliu, 78 vjeç, ishte e sëmurë.
Sipas tch, të afërmit shprehen se mund ta ketë bërë bashkëshorti krimin. Sipas tyre, ai ka hedhur gruan e më pas është hedhur edhe vetë.
E rëndë për shqiptarët/ Çifti i moshuar hidhet nga kati i gjashtë
Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë.
Ata dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që ata janë hedhur nga lartësia, e cila ka rezultuar fatale.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.