Dy të arrestuar në Deçan, vidhnin nëpër shtëpi e banesa

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Deçan, vidhnin nëpër shtëpi e banesa

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Sipas Policisë, personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë  XH. TH. lindur më dhe A.P. lindur më 1993.

“Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin, dhe me vendim të prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor. Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë. Të dyshuarit janë duke u hetuar nga Njësitet përkatëse t` Policisë së Kosovës lidhur me disa raste të grabitjeve të cilat kanë ndodhur në Rajonin e Pejës. Policia e Kosovës falënderon të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike pasi që pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar kanë ndihmuar shume në identifikimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Deçanit dhe rajon në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat