Rrah gruan dhe vajzën, prokurori kërkon paraburgim

Kronikë e zezë

Rrah gruan dhe vajzën, prokurori kërkon paraburgim

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Prokuroria në Gjakovë njofton se në fshatin Carravran të Malishevës ka ndodhur një rast i cilësuar si dhunë në familje, ku burri me inicialet D.B., ka përdorur dhunë fizike ndaj gruas së tij M.P.

Sipas Prokurorisë dhuna ka filluar në automjetin e tyre ku i pandehuri ka filluar ta godet bashkëshorten në kokë dhe trup, ku më pas dhuna ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre kështu duke përfshirë edhe vajzën e tij  D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik që babai i saj po ushtronte ndaj nënës. Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë.

Kështu i pandehuri D.B., kishte kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Malishevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat