Rama flet për protestat: Nuk i bëjnë asgjë qeverisë, as nuk sjellin zgjedhje e parakohshme - Bota Sot
Rama flet për protestat: Nuk i bëjnë asgjë qeverisë, as nuk sjellin zgjedhje e parakohshme

Kukësi

Rama flet për protestat: Nuk i bëjnë asgjë qeverisë, as nuk sjellin zgjedhje e parakohshme

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:21
Foto

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të distancohen nga protestat e opozitës para kuvendit. Duke akuzuar opozitën se po shfrytëzon mbështetësit e saj Rama tha se histori të tilla as nuk rrëzojnë qeverinë dhe as nuk sjellin zgjedhje të parakohshme.

"Dolën (nga parlamenti) , e futen prapa njerëzve dhe u thonë. Digjeni ju qeverinë,parlamentin, shkoni ju në burg për ne se ne jemi ju. Ata i votuan që të rrinë në parlament dhe jo mes turmës. E lamë mandatin që të bëhemi si të tjerët. Si jeni si të tjerët?  Duk ei thirrur nëpër rrëmuja  dhe duke i nxitur: Bjeri bjeri! dhe me pas thërrasin: Lironi djemtë tanë!

 Djemtë i morët ju në qafë që i përplasni pas murit. I them njerëzve mos shkoni pas tyre se i bini vetes. Se ato historitë atje nuk i bëjnë gjë qeverisë. Nuk sjellin zgjedhje të parakohshme dhe nuk e luajnë parlamentin nga vendi por dëmtojnë vetëm ekonominë tuaj." 

Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit sot për të prezantuar Safet Gjicin si kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti. Ne mesdite nje grup mbeshtesish demokrate tentuan ti bllokonin rrugen por nuk u lejuan nga policia. Ne disa momente pati dhe perplasje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...