U përleshën në rrugë, identifikohen pesë agresorët në Kukës

Kukësi

U përleshën në rrugë, identifikohen pesë agresorët në Kukës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Policia e Kukësit ka identifikuar pesë persona, të cilët një ditë më parë u përfshin në një sherr fizik. Ata u përleshen në rrugë, ndërsa sipas policisë përplasja ka ndodhur për shkaqe banale.

Sipas policisë, pesë persona janë përfshirë ne sherr fizik dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e katër agresorëve.

Po ashtu po hetohet specialisti i Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Kukës si dhe dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme. Ata dyshohet nuk kanë përmbushur siç duhet detyrën e tyre në këtë rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat