Poezia urë lidhëse mes gjuhëve dhe kulturave

Kultura

Poezia urë lidhëse mes gjuhëve dhe kulturave

Nga: Sokol Demaku Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 09:41
Kopertina e librit

Botim i ri nga Qendra Kulturore Shqiptare “MIGJENI” Boras / Suedi, Nëntor 2020. Antologji në gjuhën suedeze dhe shqipe me poetë suedezë dhe shqiptarë. Një libër me vlerë në 198 faqe me poezi të 20 poetëve suedezë dhe shqiptarë në të dy gjuhët. Shtypur me një kualitet të lart në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë. Një falenderim shkon për Kulturens për mbështetjen e këtij projekti.

Kush grumbullon libra, grumbullon dëshira; e kush grumbullon poetë kupton se edhe njerëzit mund të kenë “flatra”. Migena Arllati Këto ditë pas një pune të palodhshme dhe mjaft të suksesshme të anëtarëve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë, edhe pse në kushte mjaft të rënda kur kemi të bëjmë me jetën rrethanat e krijuara në kulturore nga ”Mortaja”, këta arritën që me shumë sukses sot të nxjerrin në dritë një libër me vlera të larta letrare, në të cilin prezentohet poezia suedeze dhe ajo shqipe në të dy gjuhët.

Me angazhimin e palodhshëm të poetëve dhe shkrimtarëve anëtar të kësaj Qendre Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Bahtir Latifi, Sokol Demaku dhe ndihmen e mikut tonë suedez Ullmar Qvick, pas një pune bukur voluminoze dhe të gjatë në grumbullimin e poezive, redaktimin dhe përkthimin e tyre në të dy gjuhë në nentor kjo ”Antologji” pa dritën e botimit nga Redaksia e botimeve e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” që vepron në qytetin e vogël por madheshtor të njohur për indusitrin e textilit me vite Borås në Suedin përendimore. Në Antologji janë përfshi poet suedez të cilët pak a shum edhe janë të njohur për trevat shqiptare pasi që per vite ata kanë qenë pjesë e aktiviteve letrare poetiken ë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonin e Veriut, po edhe poetë shiqptar po thuaj nga të gjitha viset shqiptare, cka është një kënaqësi e veqant për botuesin që ka arritur të prezentoj poezinë suedeze në shqip si dhe poezinë shqipe në suedisht, për cka ndjehet një nevojë e madhe, pasi edhe kushtet dhe mundësit sot janë shumë të volitshme.

Në këtë Antologji me mjaft sukses janë prezentua poetët: Yllka Sheqiri, Dritero Agolli, Anna Degerman, Anna Mattsson, Axin Welat, Gladiola Jorbus, Kristin Bjanadottir, Sokol Demaku, Bahtir Latifi, Britta Stenberg, Hamit Gurguri, Louise Halvardsson, Rizah Sheqiri, Ibrahim Kadriu, Ullmar Qvick, Migena Arllati, Ibrahim Abedini, Teuta Haziri, Majlinda Shaqiri Rahimi Gani. Duhet thënë se gjithnjë vlerat dhe veprat ato origjinale ruhen gjithnë sado që koha dhe vitete kalojnë.

E me kalimin e viteve këto vlera ndrisin dhe më shumë lartësohen për vite e më shumë. Këto dua të them se janë një lloj privilegji që shfqaet dukshëm në punën e atyre që merren me shkrime e vecanërsiht të poeteve këtu ekam fjalën. Por duhet cekur se nuk ka dikush që mudn të vendos radhë në këto krijime, se cial do të jetë më e madhe, cila në fund apo në fillim, cila më e lartë.

Dua të them të gjitha janë vlera, janë të larta, kanë vlera dhe perfaqësojnë vlera. Vlerat i vendos koha, vlersimin e bënë koha dhe njashtu koha i ruan ato vlera si vecori të mira njerëzore duke i përcjellë nëpër breze dhe kohjë edhe poezinë sikur në të gjitha fushat e artit dhe letersisë.

Mendoj se edhe kjo antologji poetike në gjuhën suedeze dhe shqipe me poetë suedezë dhe shqiptarë ka vlerën dhe tregon vazhdimësin e punës modeste të anëtarëve të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë, për ndjenjat dhe respetkin për gjuhën, kulturën dhe traditën tonë, krijim in e urave lidhëse mes gjuhëve dhe kulturave në jetën bashkëkohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat