Të jem apo mos të jem

Kultura

Të jem apo mos të jem

Nga: Antoneta Uka-Duhanaj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Antoneta Uka-Duhanaj

Jam mbetë e shkretë

Në degën e thatë

Më është ngrirë fjala

Jemi mbetë të ngratë

Kujt t'i drejtohemi

Kujt t'i ankohemi

Nuk ka mê komentar

Atyre që ju besuam

Nuk kemi më besë

Të jetojmë apo të vdesim

Në dorë të fatit kemi mbetë

Erdhi koha të zgjedhesh

Të jetosh apo të vdesish

E atëherë vendosa

Në distancë të rri

Ti pa mua e unë pa ty

Kodo qetësi, kudo frikë

Askush nuk e di

Kah duhet ikë

Mbulle gojën o i gjorë

S'ke ku të ikësh së të kam në dorë

Erdhi koha ku mbretëron qetësia

Frika ,dhimbja ,loti e pa dituria

Erdhi koha që syve s'ju beson

Do jetoj apo do të jeton.

PA URREJTJE

Pëse urretja i gjorë

Pse unë jetoj në diasporë

Nga dëshira nuk u largova

Desha apo s'desha u deryrova

Nuk të njoh ty fatmirësisht

Kur ti urren dhe bën përçarje

Përqesh e shanë me plot ofendime

Në adresën e diasporës dhe në zemrën time

Në fakt do të doja shumë të të kuptoj

Arsyen e mllefin tënd bashkatdhetar

Me vujtje e përndjekje nga atdheu u largova

T`i quash vëllëzërit e motrat ,,gerrnaça"

të ,,gërrditshëm"dhe Fukara", budalla

Është fjalor i ndyer o vëlla

E unë në të vërtetë,,,Fukara’’ jam këtu në mërgim

Dhe ,,Budalla""për peshën dhe pasurinë kombëtare

E ti nuk e di i imi atdhetar

Sa herë qava me lotë pikëllimi

Se nga vujtja poashtu dhe mallengjimi

Sa herë bukën e n'gjeva në lot

Vain tim se degjoj kush dot

Me orë pa gjumë me vite me lotë

E tretur e humbur në këtë botë

Bëj punë që ti nuk i di o ,,gazetar?"atdhetar

Jo vetëm për vete por edhe për ty o i sharë

Se unë punoj jetoj këtu në diasporë

Por mendjen gjithmonë atje në Atdhe

Në mëngjes sytë e mi këtu në mërgim

shohin atdhen me diellin që kur lind në agim

Se në këtu në mërgim me trup e mundin

Por zemra dhe mendja në atdhe na rrinë

Ti atje zgjohesh dhe cicërrima zogjësh shqip dëgjon

Pinë,hanë askush s'te pengon

E unë kur ulëm kafen ta pi

Nuk dëgjij shqip,nuk kam vëllëzër as kushëri

Krejt i lashë nga atdhe e u largova

Shqip më asnjë fjalë nuk e dëgjova

Ika unë vetëm me një dëshirë

Ti shërbej vendelindjes vetëm për të mirë

Ke të fala nga neve e kurbeti

E jo nga,, gerrnaçari"

Por nga ne kurbetqari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat