Pritje

Kultura

Pritje

Nga: Dibran Demaku Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:05
Dibran Demaku

Pritje

te prita ne enderr dhe ti nuk erdhe
as ne gjumin e pare as ne gjumin e dyte
ne acar dimri ne vape percelluese vere
damareve te shpirtit i rizgjove stuhite

në acar dimri në vapë përcëlluese vere
damarëve të shpirtit i rizgjove stuhitë
të prita në ëndërr dhe ti nuk erdhe
as në gjumin e parë as në gjumin e dytë

të prita në ëndërr dhe ti nuk erdhe
as në gjumin e parë as në gjumin e dytë
damarëve të shpirtit i rizgjove stuhitë
në acar dimri në vapë përcëlluese vere...

Kur të fiket

kur të fiket edhe rreze e fundit e diellit në ballë
dhe syri të mësohet ngadalë  të përballojë terr
atëherë do të mësosh se jeta  ishte si përrallë
që shumë të premton e në fund të gjitha i merr

atëherë kur të mësosh se jeta  ishte si përrallë
që shumë të premton e në fund të gjitha ti merr
kur të fiket edhe rreze e fundit e diellit në ballë
dhe syri të mësohet ngadalë të përballojë terr

kur të fiket edhe rreze e fundit e diellit në ballë
dhe syri të mësohet ngadalë të pėrballojë terr
që shumë të premton e të gjitha ti merr
atëherë do të mësosh se jeta nuk ishte si
përrallë...


Ti rri gjithmonë zgjuar

në më zëntë gjumi mua
ti rri gjithmonë zgjuar
dua t‘i puth buzët e tua
në një ëndërr të përvëluar

dua t‘i puth buzët e tua
në një ëndërr të përvëluar
në më zëntë gjumi mua
ti rri gjithmonë zgjuar

në më zëntë gjumi mua
ti rri gjithmonë zgjuar
në një ëndërr të përvëluar
dua t‘i puth buzët e tua...

Sa herë

sa herë vie nata dita
sa herë ndodhë lëngata prita
sa herë lëndohet shpresa besa
sa herë humbet rruga adresa
sa larg dritën e nxjerr ylli
sa sekrete i ruan pylli
sa herë me lule mbushet fusha
sa herë në mbrëmje puthet gusha...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat