Ylli i Teatrit të Operas, Vikena Kamenica: “Duhet të shohim përpara, jo më kthim në skenat e pluhurit”

Kultura

Ylli i Teatrit të Operas, Vikena Kamenica: “Duhet të shohim përpara, jo më kthim në skenat e pluhurit”

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:43
Vikena Kamenica

Ylli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Vikena Kamenica, e cila shkëlqimin e parë e pati 20 vite më parë, është shprehur sot në mbështetje të vijimit të punëve të mira që janë bërë në qytetin e Tiranës.

Mexosopranoja shqiptare, në një bashkëbisedim të kryebashkiakut Erion Veliaj me banorë të lagjes 13, kërkoi skena më të mira për artistët.

“Jam e lumtur që pas 20 vitesh të të thithurit të pluhurit të frikshëm të amortizuar të një teatri, – kur më kujtohet rrëzimi i Romeos te ‘Romeo e Zhuljeta’, që ngrihej pluhuri nga poshtë, – s’ishte papastërti, ishte dru i amortizuar, i shkërmoqur. Jam në një moshë ku më duhet ta ngre zërin, që fëmija im nuk duhet t’i shohë fare ato gjëra që kam kaluar unë. Unë dua të shoh që gjërat të ecin përpara.

Për mua është shumë i rëndësishëm vizioni. Ju e keni shtruar deri këtu, por unë stekën e kam më lart, dua të shtrohet më mirë, dua më tepër skena,” u shpreh Vikena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat