Amante

Kultura

Amante

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Poezi nga: Grace Ezequiel
Përktheu: Roland Gjoza

Kjo ujevarë e flokëve
katarakt
mbi shpatullat e tua

Midis heshtja merr frymë
flutur
në duart tona

Darkat
lënë përgjysmë
paketuar për më vonë

Një darkë me pesë yje
kaq e lumtur
në shpinat tona të ngrohta

Ndërsa ne shkatërrohemi
në çarçafët me qira
pa u grindur asnjëherë

Dyshime te pakëndshme
ose punë të mërzitshme
fshihen në çastet intime

Përjetësia nuk është
një unazë diamanti
ajo është këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat