Vëlla Kombi e Gjaku, Atdheu e Humaniteti...

Kultura

Vëlla Kombi e Gjaku, Atdheu e Humaniteti...

Nga: Zymer Mehani Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:08
Zymer Mehani dhe Behram Hoti

Nderime Atdheut, o Atdhetar, Zymer Vëlla!

Poezia jonë ( e vëlla Zymer Mehanit dhe e vëllait më të moshuar, Behram Hotit) frymëzimin e gjeti në Djepin Tonë Pellazgo-Iliro-Dardan-Shqiptar që na përkundi... Qoftë i bekuar Djepi i Nënës Shqiptare! Qoftë e uruar Zemra e Shpirti Bujar e Fisnik, Frymëzues i Burimor i Bijve të Saj (Drangojve e Sokoleshave të Saj...).

Flatrat tua, o Drangua (po fluturojnë mbi kokën time plisbardhë.... po ma largojnë borën e brymën mbi Plis dhe mbi Vetulla e qepalla e po më rinojnë në udhët e Atdheut Tonë (akoma të copëtuar në Hartën e Plagosur...). Në veshët tanë po bumbullon....Në qerpikët e syve tanëpo rri Ngrehina e Ribashkimit... Zoti dhe Atdheu i Gëzoftë Pasardhësit Tanë!...

(Një analizë Antropologjike-Poetiko_estetike do ta mobilozojë lexuesin tënd (tonë).

Të mëshiroftë Zoti-Atdheu t’i përmendtë fëmijët, nipat dhe mbesat në hapim Historik për Ribashkim e Shtet Kombëtar Shqiptar!...

Drenicë, më 13. 02. 2021... natë me furtunë bore....ora 21-24:00, e shtunë

Behram Hoti

Plotësim:

Kur u takova për herë të parë me letrarin, poetin, shkrimtarin, publicistin, humanistin dhe atdhetarin Mr. Behram Hoti, u ndal dhe më shikoi në sy dhe më tha:

-Zymer Mehani, jeni pip i rrënjës së paqë të Mehanes së Prokuples, të Kurshumlisë e të Toplicës.... Pikërisht me ju na takoi e na bashkoi Zoti e Atdheu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat