Luftë e pa kompromis

Kultura

Luftë e pa kompromis

Nga: Musa Ahmetaj Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

E kam shumë nga halli
Pohonte prore fshatari
Drutë e prera nga mali
Mi bartë vetëm gomari

Në vend të ngjarjes
Roja e pyellit e takon
Pa ndonjë arsyetim
Gomarin ia konfiskon

Thirrën shumë gazetarë
Mjete të informimit
Top lajmi i QEVERISË
Luftë kontrabandimit

Lufta kundër kontrabandës
Assesi me plane nuk rrodhi
Fshatari ishte me Covid
Kurse gomari rrugës ngordhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat