Orbita e Flurudhës

Kultura

Orbita e Flurudhës

Brahim Avdyli Nga Brahim Avdyli Më 2 maj 2021 Në ora: 08:38
Një pjesë nga liqeni, përtej urës së Rapperwilit-SG;

1. Njëzetë vite
prej gjashtëdhjet viteve
rropullohesha me lot
në shtrojë të izolimit,

apo që kur më mbyllën
panjerëzorët.

Sa më shtypte dhuna
aq më shumë ngjalleshin
meditimet,

e koha e pa kohë
ishte kohë e përpjekjeve-

zgjohej me dhembje
e përplasej me vetminë!

2.

Mezi shkruaja
edhe kur mu pengua
dora e djathtë
këngë dhe lot

sepse
më digjej Feniksi
në shpirtin e krijimit
që nga fëmijëria!...

3.

Më shtypnin
qeniet e padukshme
deri në gjenezë-

jeta e përkohshme
është tradhëti e paemër
nga pamjet e dhunës,

e lindja e vargjeve
dita ditën e përcillte
me aq sa nuk kishte
fjalë të zjarrta,

kot dilnin
përpjekjet e tyre
ndaj djegies së gjallë
në sheshin e dijes

e fjalë e zbrazët
nuk ishte Feniksi!...

4.

Në sheshin e madh
flakëronte dhembja,

për rreth
më qenë mbledhur
të gjitha qeniet flugtare 
që të më veneronin

edhe gjëmat e shpirtit
të mi dëgjonin,

lotët e këngës
që shpërthenin
te sheshi i zjarrit,

e pasardhësit
me fjalët ndijesore
përjetësisht dridheshin!...

5.

Pjellat e mallit
votrën e mbanin
prore ndër ëndërra,

i vizatonin
me shpirtërat e tyre
kurdoherë themelet-

dashuria
është krijuar me Njeriun
përpara se të lindin,

pa e ditur
përse koha ashtu sillej
në të pamundurën,

pjella e rritur nën dhunë
pa të atin-

shkëputje e hallkave të rritës!

6.

Nuk e dinin
se kush ishte pragu
nëpër të cilin shkonin
deri te trualli,

ndonëse e ëma
i vardiste ata
prej viteve në vit
ta harronin përgjithmonë
se ku fillonte
gjenealogjia-

fat nga fatkeqësia
ishte pjesë e pacaktuar

e cila pëshpëriste
gjithmonë
në veshët e rritjes!...

7.

Koha sillej
me një formë tjetër,

nuk e dinin fëmijët
zhvendosjen e qëllimtë

vetëm do të thirreshin
në emër të të atit,

e nuk e pranonja
asnjëherë dorëzimin
para shtrigave të paraqitjes!

8.

Isha zhdukur nga orbita
edhe nga hapësira
e portaleve shtazarake,

përderisa rreth tyre
ulurinte çdo gjë

edhe çakejt e ndjekjes
në çdo pikë
të frymëmarrjes!...

9.

Stilet e pazakonshme
përsëriteshin ndër vite-

thirresha prej atit tim
ndërsa nipi thirrej
në emër të babagjyshit

pra fillimi i fillimit ishte
gjeneza e fjalëve, 

përderi sa çakejtë
të grumbulluar
ua copëtonin zemrat
fëmijve
deri në pamundësinë e durimit,

e asnjëherë
nuk qetësohej
koha e dalur mendsh!

10.

Kohë demoniane
ishte koha e hijenave

kokën ua kthenin
në tjetrën anë
edhe kur mendonin
se ashtu
u buzëqeshte Dielli,

fëmijëria
ishte pikë e tharë loti

me dhunë
qenë shkëputur brezat
në anën e kundërt-

e ate që i pat krijuar
me farën e vet
symbylltazi
donin që ta zhduknin!...

11.

Bijtë
më qenë shpërlarë
nga fati

edhe nja një qindarkë
t`u japin të tjerëve
si meditje
ishin mësuar nga djajtë,

nga ku s`i kanë
t`i gjëjnë e të investojnë
ate që u ishte fshehur
nën aureolë

pa e pyetur
atin e shembur
nga varfëria e ndarjes
ku dhembja dhembjen
e përtërinë!...

12.

Le të lidhen
me paditurinë e mbjellur
në rrotullën e fatkeqësisë-

pjesa tokësore
ndahej me të ëmën,

e me çka u kanë mbetur
mjetet e duhura
për zhvillimin e dijenisë

derisa nuk e dinin
se ata që bëhen
sikur u buzëqeshin
ua hanë djersën
me plancat e kohës së ligë
të një plehu!...

13.

Po të ishin
njëherë lartë
tek yjet e kristalta

do ta shihnim
rruzullin e jetës sonë

apo do ta vërenim
si do kishim qenë
po të mbanim fuqishëm
qëllimet jetësore
deri në fund

e ku do të kumbonte 
dukshëm
aureolave të (pa)fatit!...

14.

Mos u lidh
kurrë me ata
që të përbuzin

se perëndia Besa
vështron
e nuk flet.

15.

Sa keq,
të thuhet mos jep
aty ku nuk duhet,

e të dërgojnë
në vend të kulmit
të flurudhës sate

tek bre miza hekur!...

16.

Tani
mbyllet i dyti brez 
me duar të huaja
përtej grillave,

në fukamat e dhembjeve
aty ku ka kaluar trishtimi
deri në çmendi,

është dëmtuar
edhe brezi i tretë,

mund të shkojnë
të gjithë te paudhësia,

lindja e fundit
me e shtrenjta mbesë
ka kaluar edhe ajo
përtej dhembjes
e mbyllur nëpër shtrigitë
e se amës së vet,

një dërrasë e hollë
është ndarja
e të shenjtës lidhje

flakë digjet
malli i jetës!...

17.

A është strajcë jete
kjo kallje e vazhdueshme
orbitave të flurudhës,

merr frymë
nëpër tehun e nxehur
mbi ty,

mund ta gjëni
pluhurin e fjalëve
pas shuarjes së zjarrit

e nëse mund të pyesish
se a do të ndalet
nga zgjëndërra e prishtë
kjo zgjebe e ndytë
e errësirës,

fatkeqësia të vjedhë
deri në frymën e fundit!...

18.

Vonë do ta gjëjë
nipi i nipit tuaj
pse sythi e rritë degën
e dega pipin tjetër,

në trung të fortë
të malit të qenieve
globit të provave,

kur ta mbërish kufirin
përtej jetës së përkohshme

do të ndodhesh
në hapësirat e dhunshme!...

19.

Fundi vjen
edhe pa metafora,

çka të bënë vetja
nuk të bën armiku

kësaj i thonë
mësim në pësim

e dhembja prore
gjithmonë të rrethon,

vetëm paaftësia
dikton duart tuaja
t`i nxjerrësh sytë-

po të mos të humbte
shpresa
e një drite të badhë!...

Image
Fotografia e fëmijërisë së Skifterit, e skuqur me lotë në mërgatë;
Image
Fotografia e fëmijëve të parë, Skiferit dhe Fitores, të skuquara nga lotët e mi, të dalur pranë vitrinës sime;
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat