Gand

Kultura

Gand

Nga: Meti Rexhepi Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:48
Meti Rexhepi

Anames  zjarrmie

mëtime të djegshme  për shenjtëri të lume

Ai  u përmbys  mbi  rraqe  të  kripura  urine  

koha rrudhej në milimetra  në  gramë  oksidimesh

grilat i falnin  një pëllëmbë të qiellit

kornizë e ngrirë e pëllumbave pafundësia

pengu i mbetej varë  mes  esëlltish tek jermit 

pije e haje shijen e disfatës

ç`ti  bëje orë-gjatës

të visheshe  me  të  butën  lëkurë

të  dashit  të  prerë  pa  torturë

*

pikturë torture

në kokë e mure

por kambanoret  për Ty

nuk kishin kumbuar

*

a  mund ta tjerrje  secilën  gjatësi  milimetrike

me  fije  shpirti  në  një  furkë  të  durimit

kjo  ishte  sprovë   e parafundit  e  provimit

e nisnin  me  gaca  e të  bëhej akull

sapo  nisje  thurjen për lëkurën e plasur

t`i  shpërbënin  unazat

nuk thurej  me lëkurë të ngratë

as xhaketë as çorapë

*

brenda grilash  gjakohej  shqiponja  krah-thyer  për  ndonjë  orbitë

krejt i lehtë i pa peshë pendla-këputur gand

sprova  e  shtrirë  të  hodhi  të  zbehtën  dritë

të mos i heqësh  peshës  së  filozofisë  asnjë  presje  asnjë  miligram

*

dhe do ta mbash  atë  trastë  tënden  me kujtime

kurdo që e hap të pikojnë sumbulla peline

*

t`i përçuakan  telat  e zemrës  deri  te retë

brodhe  mjegullnajave  të  stolisura  dhe  shikon  faqe-zbehtë

të përvdirur rrjedhin  jubiletë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat