Interesi

Kultura

Interesi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:09
Xhelal Hoxha

Je i keq e me shumë të këqija
Je kaq i mërzitur shpeshherë
Dhe i mbushur me shumë mëkate

Nga njerëzit me intriga dhe me plot vese
N'këtë jetë të shkurtër, po ashtu me jetë të rrejshme

Pa llogaritur marrë-dhënie në asnjë proces
"Dikush lindë me ty, e dikush pa ty vdes!?"...

Mirëmbrëmëngjesi interes!
Mirëdita interes!
Mirëmbrëma interes!
Natën e mirë interes!
Gjumë të mirë interes!
Flini ëmbël interes!
“Deri sa bota flenë e tëra,
Ti rri zgjuar bashkë me shumë njerëz të tjerë,

Por s’bashku edhe me mua interes!"...
 

Ti interes!
"Na helmon, zbulon e na zhburrnon,

shumë njerëz i zhveshë gati komplet

Që të gjithë i lenë të pabesë,shumë i kajshmi interes!"
Ti zhgënjimi im interes!
Ti shpresa ime interes!
Ti dashuria ime interes!...
 

Me dilema shumë të mëdha,

Do të shtrohej pyetja e shpeshtë:
"Të rroj, apo të vdes?!"
Përgjigja njerëzore do të ishte:
"Rro, o njeri i mirë dhe i vërtetë,
Sepse ke edhe shumë kohë- akoma për t’vdekë!"...
 

Vetëm nga ne ke një këshillë të lehtë,

Duhet të keni shumë kujdes;
Ndonëse ti, dhe bota ime krejt për rreth;
Po jetoni e punoni veç me, e për interes!
 

Andaj, kujdes ju lutem shumë
s'do të marrim asgjë me veti nga kjo jetë!...
Prandaj, po u themi pa ngurrim;

Punoni, jetojeni jetën, doni dhe dashuroni,

pa përtesë, dhe pa asnjë interes;

Ndonëse jeta edhe ashtu, është një jo realitet…

shpeshherë e rreme e me pak ç’vërtetë
Ku zhvillohen të gjitha betejat në jetë e për jetën...
Por, përsëri mund të jetohet e duhet vdiset njerëzisht
Për njeri- tjetrin, me dashuri e për dashuri,

Dhe me shumë shpresë dhe për njeriun, njeri

Me punë jetë e vepër të mire,

Në fund të saj, duam që të vdesim!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat