Më tund një mall e një brengë

Kultura

Më tund një mall e një brengë

Nga: Syhejl Havolli Më: 6 qershor 2021 Në ora: 20:34
Syhejl Havolli

Sa e sa herë kam dashtē me shkrue letër, po aq herë damarët e zemrës më ngushtoheshin e sytë më pikonin lot si gjak, duart më dridheshin, bebëzat e syve më mjegulloheshin edhe kur qielli dukej si pasqyre drite.

E kam një brengë e një mall që më mundon e më tund si valë deti vazhdimisht përbrenda, më është ngulitur si gozhdë në zemër.

Mugëtira e mbrëmjes nuk pyet që më shtypin ethet, ajo vjen dhe hap krahët gjithandej si ombrellë për shi a për lot - kushedi...

Heshtja pushtoi gjithë hapësirën e kaltërt të qiellit.

Sa shpejt më mbuloi mugëtira mijëvjeçare.

Shtrihem përmbi bar si mëndafsh tek një dëllinjë dhe shikoj lart yjet e kulluar ku përtej malit derdhen si xixa të arta.

M’u shfaq në ëndërr një hapësirë e shkretë që kërkon yjet, hanën nëpër planete për jetë.

Mendimet më ngatërrohen por nuk më nemiten fjalët dhe zëri që burojnë nga goja.

Mua pse më tund si valë deti një mall e një brengë dhe nuk më shqitet, mësa mishi nga ashti?!

Më thuani pse, më thuani!?

Jam në hall !

JU DUA - JU DUA

U N Ë.

6 maj 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat