Të kam vëlla

Kultura

Të kam vëlla

Nga: A.Z Berisha Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:01
A.Z Berisha

Të kam vëlla

Mos më pyet për fe!

I yti jamë

I imi më je.

Mos më thuaj Turk

Sytë mos m'i mbush më vajë

Sepse vetëm më ty

Të mirën e të keqen e ndajë.

As Grek kurrë mos më thuaj!

Se jemi vëllezër shqipëtar

Në çdo vështërësi

Gjithnjë të pa ndarë.

Si mund të më thuani:

Arab,Grek,Turk,Shkja!

Jemi vëllezër të një gjaku

Kujdes në shprehje ju lutëm

Se mund të ju zë haku!

Jemi vëllezër

Si mund të më veçoni

Pse anoj nga Bibla

Apo nga Kurani!

Si të Bibla dhe Kurani

Gjitha të mirat aty i gjeni

Nesë si besojmë të dyja

Shqiptarë të mirë nuk jemi!

Që të dyja kane

Të njejtin kuptim

Pa e dashur njëri-tjetrin

Z'do të gjëjmë shpëtim.

Krishti dhe Muhameti kan thënë

Ashtu si do Përëndija

Në mës vllëzërivë

Lë të mbizotëroj dashuria!

Të kam vëlla

Kurrë mos më pyet për fe!

Sepse pa njëri-tjetrin

Asgjë nuk jemi ne!

(Z.S)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat