Zë i ëmbël na madhëron!...

Kultura

Zë i ëmbël na madhëron!...

Nga: Sami Arifi Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:10
Sami Arifi

Se një zë siç më madhëroj,

më zgjoj nga gjumi më trimëroj!

Erdhi kohe t’i kthehemi rregullit shtetit,

hajdutë të dridhen prej tërmetit!

Ata që vodhën shtetin e vetë,

t’fundosen si me tërmet!

Humën shpresën e rinisë,

i larguan t’rijtë prej shtëpisë!

I’ju morën shpresat për t’jetuar,

atdheun shqiptarëve duke i’u gllabruar!

Përmes mortajës bardhë,

nga atdheu boshatisën çdo t’rinj shqiptarë!

Por si duket ofrohet shpëresa,

jo s’do t’ketë më vonesa!

Pasurinë për t’ju konfiskuar,

që vetës me korrupsion ia patën ofruar!

Zë i ëmbël na madhëronë,

drejtësia n’atdhe kur zotëron!

Në një shtet ku ka ligjësi,

s’ndodhin ikjet për rini!

Aty ka ligj edhe rend,

n’atdhe punësim për t’rinjtë n’çdo vend!

Uroj t’zbatohet drejtësia,

t’fuqizohet atdhedashuria!

T’lulëzoi me punë vendi,

me rini t’gjallërohet emri!

Ndër t’parët e njerëzisë,

qenë shqiponjat e lirisë!

Me pellazgë na u nis jeta,

t’i zotërojmë ne shtëpitë e vjetra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat