Na ndrisnin dikur...

Kultura

Na ndrisnin dikur...

Nga: Dibran Demaku Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:05
Dibran Demaku

Në mrizmark e në lug gojëfilesh

këngë bareshash e cingërima zilesh

dielli bën trajektoren e vetë

herë në qiell të kaltërt e herë nën retë

barijtë lozin gurapesh

herë në dysh e herë në tresh

blegërimë delesh e bagëtishë

udhëtari ngjitet në një rrugë dhishë

tek kroi i kthjellët në fund të pyllit

musa mjeshtri i bie fyellit

lartë në kodër tek lugu i pallit

një bari tjetër i bie kavallit

Zekë Sadria e kositë livadhin

Brahim Uka e marton djalin

në dasmë ka ftuar katundin fisin

festë për mikun e festë për plisin

Sefë Mleqani në bisht të sharkisë

në odë burrash i këndon trimërisë

na ndrisnin dikur...si emblemë kraharori

vetë koha që iku me vete i mori...

Dhe zoti e bën mirë

i them ëndrrës mos ëndërro

i them shpresës mos shpreso

i them besës mos beso

i them harresës mos harro

në këtë stinë të ngrirë

nesër vjen një tjetër kohë

ikin liliputët sa një trohë

dhe zoti e bën mirë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat