‘Lights Of The Future’ i jep dritë Obiliqit me ‘Ndriço fest’

Kultura

‘Lights Of The Future’ i jep dritë Obiliqit me ‘Ndriço fest’

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:43
‘Ndriço fest’

OJQ LOF (Lights of the Future) organizon edicionin e dytë të festivalit të qytetit të Obiliqit ‘Ndriço Fest’ i cili do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ndriço Fest, mbahet me datë 10 gusht (e martë) duke filluar nga ora 18:00 dhe pjesë të vetën do të ketë këngëtarë e artistë të njohur vendas, të zhanreve të ndryshme muzikore.

Festivali mbahet në sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur për të gjithë, derisa do të ketë edhe aktivitete të tjera përcjellëse anash performancës artistike.

Gjatë festivalit, Impianti i Shndërrimit të Avullit ne Ujë (TC-B) të cilën do ta quajmë ‘Drita Jonë’ do të ndriçohet me drita profesionale dhe ‘Video Animacione’ duke dhuruar Light Show, e gjithashtu do të krijohen hapësira për Shoqatën e Grave të cilat do të ofrojnë ushqime tradicionale nën moton ‘Bujrum n’Sofër’.

Festivali do të ketë edhe supriza e befasi të tjera e gjithashtu një atmosferë fantastike.

Hajde ndriço bashkë me ne!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat